Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarje e mëngjesit të sotëm në Durrës, ku mbeti i plagosur një 20-vjeçar. Ai ishte në dhomë hoteli me 3 djemtë dhe një vajzë që mësohet se ka qenë transgjinore.
Të rinjtë kanë qenë nën efektin e drogës dhe të alkoolit. Rreth mesnatës Markeljan Beqiri 26-vjeç ka qëlluar me pistoletë Arni Sulejmanin, 20-vjeçar, duke e plagosur në krah te pjesa e brrylit.
Recepsionisti ka njoftuar policinë ndërkohë që në një dhomë të hotelit ka fshehur Anxhela Briskun, e cila mësohet se është transgjinore, e cila fillimisht ka fshehur armën pas hotelit, në pjesën e lulishtes.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe e ndihmuar nga kamerat ka mundur të zbardhë një pjesë të mirë të ngjarjes. Ka qenë recepsionisti ai që është dorëzuar dhe ka rrëfyer për Anxhelën e cila është gjetur në një dhomë hoteli. Ndërkohë i plagosuri është dërguar në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore si dhe është intervistuar për ngjarjen. Policia ka gjetur dhe armën e krimit. Autori i ngjarjes Markeljan Beqiri dhe Shehu janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim. Kurse Anxhela dhe recepsionisti janë arrestuar.