GJIROKASTËR – Dy fuoristrada janë përplasur pasditen e sotme te Ura e Leklit në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër.
Njëra prej tyre ka goditur nga pas automjetin tjetër.
Për fatin e mirë, nuk ka persona të lënduar, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve.
Policia dhe grupi hetimor janë nisur në vendgjarje.