TEPELENË- Rreshjet e dendura të shiut që kanë pushtuar vendin, kanë sjellë probleme edhe në qytetin e Tepelenës. Ku së fundmi ka probleme me ujin e pijshëm.
Tubacioni që furnizon qytetin me ujë të pijshëm ka shpërthyer. Në video shihet se tubacioni nga burimi i fshatit Lekël ka shpërthyer duke mbuluar sipërfaqen e konsiderueshme me ujë.