Aksident i rëndë/ Përplasen 2 automjete, 4 të plagosur

0

Një aksident me 4 të plagosur ka ndodhur sot në Durrës.

Rreth orës 10:55, në Shijak, automjeti me drejtues shtetasin R. L., 19 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. O., 31 vjeç. Drejtuesit e mjeteve, bashkë me dy pasagjerët, ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu