Vdekja e foshnjes në Has, mjeku Avdyli: E ëma ishte shtruar disa herë në Psikiatri

0

Mjeku roje i Spitalit të Krumës, Ibish Avdyli, ka folur për ngarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme të Has, ku një foshnje vetëm 3-muajshe ndërroi jetë në banesën ku jetonte me të ëmën, ku shprehet nëna e foshnjes që ndërroi jetë ka pasur probleme shëndetësore dhe psikologjike disa herë dhe jetonte në një banesë sociale e vetme. Madje, shton më tej se, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ishte shtruar pak kohë më parë dhe në Psikiatrinë e Shkodrës.

“Ne e kemi parë fëmijën në kontrolle. Nënën e foshnjës e njohim dhe ka pasur problem, ajo ishte e vetme dhe jetonte në një banesë sociale. Ajo është rënduar shpesh nga ana psikologjike, ishte shtruar disa herë në psikiatrinë e Shkodrës. Foshnja nuk ka pasur shenja dhune. Do t’i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore dhe do të zbulohet çdo gjë, shkaku i vdekjes.”, u shpreh mjeku Avdyli në një prononcim për Fax News.

Raportohet se foshnja jetonte me nënën, e cila raportohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ka qënë nëna e foshnjes, 31-vjeçarja me inicialet G.P e cila ka informuar policinë për ngjarjen tragjike. Parapraksisht dyshohet se shkak për humbjen e jetës së foshnjes mund të jetë bërë asfiksia ose kequshqyerja. Ndërkohë në banesë janë gjetur dy rezistenca të ndezura. Policia pritet të marrë dëshminë e të afërmëve të gruas 31-vjeçare dhe të fqinjëve të saj. Grupi hetimor ka kryer veprimet e para dhe ndodhet në vendin e ngjarjes. Pritet që të dalë ekspertiva mjeko-ligjor për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu