Lefter Koka u arrestua sot me urdhër të SPAK. Ndaj tij janë ngritur tre akuza, konkretisht për “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion”.
Ai ka qenë deputet i LSI e më pas i PS. Koka ka mbajtur edhe postin e Ministrit të Mjedisit.
Por si ka qenë rinia e hershme e tij?
Lefter Koka ka qenë pasionant pas futbollit. Dikur ai ka qenë mbrojtës i Erzenit të Shijakut. Një foto ekskluzive e Infowebtv tregon Lefter Kokën kur debutonte për këtë skuadër.
Por më pas ai u angazhua në politikë. Dhe ka fituar benefitet e saj si askush tjetër nga deputet e deri tek ministër.
Lefter Koka u angazhua me LSI, por më pas ai e ‘tradhëtoi’ këtë forcë politike dhe u përfshi me PS.
LSI e ka akuzuar ish-deputetin e saj për abuzime dhe korrupsion, kryesisht kur ai ka ushtruar detyrën e ministrit të Mjedisit. Dhe sidomos për inceneratorët. Ka qenë LSI ajo që e kallzoi atë në SPAK që duket se e ka marrë në konsideratë kërkesën.
Tashmë Lefter Koka duhet të vërtetojë se është i pastër ndaj tre akuzave që janë ngritur ndaj tij. Infowebtv