Gramsh/ Shembet ura në fshatin Liras, izolohet fshati, fëmijët mbeten pa shkollë

0

Ura në fshatin Liras është shembur pas reshjeve të shumta që kanë rënë gjatë fundjavës.

E ndërtuar pak vite më parë, ajo gjithnjë ka përbërë rrezik për banorët e zonës, pasi prej kohësh dërrasat ishin të kalbura.

Prej ditësh ura që lidh fshatin me aksin kombëtar u shemb plotësisht, ndërkohë që banorët nuk mund të kalojnë dot lumin për të dërguar fëmijët në shkollën e Gjergjovinës.

Prej kohësh Kanioni i Holtës, ose i njohur nga banorët e zonës si “Gryka e Gurit” është kthyer në pikë turistike për të gjithë turistët, por ende në këtë zonë nuk ka ndodhur asnjë investim konkret për banorët.