Zhduket në rrethana misterioze e mitura në Elbasan.
Denoncimi në polici është bërë nga nëna e saj.
Burime bënë me dije se dje shtetasja, M. K., ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj e mitur me iniciale E.K., banuese në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan.
Nëna e alarmuar ka kërkuar ndihmën e policisë pasi mendon më të keqen për vajzën.
Policia është vënë në veprim për të identifikuar dhe gjetur vajzën.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.