Humb jetën i burgosuri shqiptar në Maqedoninë e Veriut! Vuante nga kanceri prej muajsh, por u la pa asnjë ndihmë mjekësore në qeli

0

Azbi Kaba, një shqiptar nga Peshkopia, i cili vuante nga kanceri, u la të vdiste në burg në Idrizov të Maqedonisë së Veriut, pa asnjë ndihmë. Ngjarja e rëndë u bë me dije për Report Tv nga burime brenda burgut në Idrizov, ku Kaba ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

47 vjeçari Kaba ishte diagnostikuar prej 5 muajsh me kancer, e pavarësisht kësaj nuk ishte shtruar në spital, e nuk iu dha asnjë mjekim e asnjë ndihmë. Ai vdiq sot ne 10 te mengjesit ne qeli.

Në vizitën e parë dhe të fundit që kishte bërë në spital, mjekët i kishin dhënë Kabës vetëm 2 muaj jetë, e megjithatë autoritetet e lanë atë të vdiste në qeli, ku e të vetmen ndihmë e merrte nga shokët e tij në burg. Pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhej 47-vjeçari dhe trajtimit që i bëhej në burg, asnjë përfaqësues nga Ambasada Shqiptare në Shkup nuk e vizitoi atë.

Në burg nuk kishte mjekë, ndërsa Kabës nuk iu dhanë as edhe një qetësues për t’i lehtësuar dhimbjet. Ai ishte i dënuar me 7 vite burg pasi ishte kapur me drogë, ndërsa i kishin mbetur për të shlyer edhe 4 vite. Te burgosur te tjere shqiptare ne kete burg te Maqedonise vuajne denimet te braktisur totalisht nga autoritetet shqiptare. Qelite jane te mbipopulluara dhe te burgosurit pa te drejtat elementare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu