Situata epidemiologjike në Britani vijon të mbetet shqetësuese. Më përhapjen e mutacionit të ri Omicron është shtuar edhe numri i infektimeve në vend.
Vetëm në 24 orët e fundit në Britani janë identifikuar 91, 743 raste të reja, një rritje kjo e nxitur edhe nga varianti Omicron, sqarojnë ekspertët.
Ndërkohë ndryshe nga infektimet, mjekët theksojnë se është vënë re një reni e lehtë e numri të vdekjeve dhe se po ulet edhe numri i shtrimeve në spitale.
Megjithatë mjekët apelojnë që qytetarët të tregohen vigjilentë dhe të respektojnë masat anti-Covid gjatë festave për të parandaluar rritjen e infektimeve.





