I dënuari për vrasje tenton të arratiset nga burgu i Peqinit (Emri)

0

Bledar Selmanaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari në Babicë të Vlorës, ka tentuar arratisjen nga ambientet e spitalit të burgut të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Burime për InfowebTv bëjnë me dije se se Selmanaj ka tentuar arratisjen në orët e para të mëngjesit të sotëm, më konkretisht në orën 1:20 të mëngjesit.

Si mjet për t’i shpëtuar prangave, Selmanaj ka prerë 4 hekura dhe ka tentuar që të dalë nga burgu, por është kapur në kohë nga ana e efektivëve të burgut.
39-vjeçari ndodhej në spital që prej shtatorit pasi tentoi vetëvrasjen në qelinë e tij në burgun e Peqinit. 25-vjeçari Xhuljano Bullari u ekzekutua brenda makinës së nuses së dajës, tip Fiat Punto me të cilën ishte nisur nga Babrruja drejt Babicës së Madhe në Vlorë.

Ai u gjet i vdekur mëngjesin e 21 gushtit 2021, ndërsa familjarët u shprehën të tronditur dhe mohuan mundësitë e një konflikti të djalit të tyre. Bledar Selmanaj e qëlloi Bullarin me tre plumba, njëri prej të cilëve i preku kokën dhe rezultoi ai më fatali që i mori dhe jetën. Arsyeja se përse Selmanaj qëlloi me shokun e burgut kishte të bënte për paratë e një sasie rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis. Por edhe deri më sot, nuk e ka pranuar vrasjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu