Jo vetëm ajo e Patronazhistëve dhe rrogave, Ivi Kaso: Së shpejti del databaza e tretë

0

Ivi Kaso, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike thotë se databaza për pagat është vazhdim i publikimit të të dhënave për votuesit para zgjedhjeve. I ftuar në “Now” me Erla Mëhillin, Kaso tha se pas publikimit të dy listave të para qëndron dhe një listë e tretë që ka të dhëna më sensitive, pasi lidhet me kreditë.

Ai shtoi se shumë shpejt do të dalë regjistri i kredive që ekspozon të dhëna akoma më të ndjeshme të qytetarëve, e këtë herë jo vetëm përballë institucioneve shtetërore.

“Ka dyshime se databaza ishte në disa nivele, ishte niveli i parë që u bë publik dhe ky është niveli i dytë. Flitet që ka dhe nivele të tjera që kanë të dhëna akoma edhe më sensitive siç janë të dhënat bankare, regjistri i kredive që ekspozon përballë jo vetëm institucioneve shtetërore por edhe grupeve kriminale,”- tha ai.