Rikthehen masat në Spanjë, maska bëhet e detyrueshme dhe në ambientet e jashtme

0

Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez ka njoftuar në një takim urgjent të presidentëve rajonalë se të enjtenn në një mbledhje të jashtëzakonshme kabineti do të miratojë një dekret-ligj për ta bërë përsëri të detyrueshëm përdorimin e maskave në ambientet e jashtme.

Sipas Surin, edhe pse do të ketë përjashtime, si psh për ushtrimin e sportit, plani i Qeverisë është që në shumicën e rrethanave të bëhet i detyrueshëm përdorimi i masës së mbrojtjes nga koronavirusi pavarësisht nëse mund të ruhet apo jo distanca e sigurt sociale prej 1.5 metrash. Maska nuk ka qenë e detyrueshme jashtë që nga 25 qershori, pas një dekreti mbretëror që modifikoi pjesërisht Ligjin 2/2021 për masat urgjente të parandalimit, frenimit dhe koordinimit për të përballuar krizën shëndetësore dhe që e bëri atë të detyrueshëm.

Tani, një dekret i ri, në parim do të kthehet në formulimin që u ndryshua në verë, kur masat u lehtësuan me përmirësimin e situatës pandemike. Me vendimin e kësaj të mërkure, kryeministri vendosi të miratojë kërkesën e një numri të madh presidentësh rajonalë si ata të Castilla y León, Navarra, Andalucía, Castilla-La Mancha, rajoni Valencias, Galicia, Baske, Ishujt Kanarie dhe Katalonja. Të gjithë ata kishin kërkuar kthimin e maskave, gjë që u kundërshtua hapur vetëm nga kreu i qeverisë rajonale të Madridit.

Përtej kthimit të maskave të detyrueshme jashtë, Sánchez ka përjashtuar kufizime të tjera shtesë. Kryeministri ka premtuar të përforcojë procesin e vaksinimit me personel dhe pajisje të forcave të armatosura, përveç vënies në dispozicion të spitaleve ushtarake për të përshpejtuar vaksinimin