Kubikë me kanabis në bodrumin e lokalit, Policia shoqëron dy persona në Krujë

0

Policia e Krujës ka nisur një aksion anti-kanabis ditën e sotme në Krujë, në fshatin Bushnesh. Nga kontrolli i imtësishëm janë zbuluar disa kubikë kanabisi në bodrumin e një lokali, i cili ende nuk dihet se kujt i përket.

Lokali më parë shërbente si bar kafe e restorant, ndërsa së fundmi ishte kthyer në një “shtëpi bari” për prodhimin e lëndëve narkotike.

Operacioni është ende duke u vijuar në qytetin e Krujës, ndërsa bëhet me dije se janë shoqëruar dy persona në lidhje me ngjarjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu