Spektakli në Boxing Day në Premier League nuk ka mbaruar. 22 gola të shënuar në vetëm katër ndeshje dhe flamurin si i pari e mban Manchester City, që mposhti me rezultatin 6-3 skuadrën e Leicester.
Arsenali konfirmoi se është rikthyer dhe siguroi fitoren e katërt radhazi në Premier League, duke marrë një fitore 5-0 ndaj Norwich. Topçinjtë e nisën mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e 6′ me anë të Saka. Odegaard është lojtari i momentit dhe në minutën e 43-të asistoi bukur për Tierney duke realizuar golin e dytë.
Goditja e Sakës, në gjysmën e pjesës së dytë, me një tjetër diagonale largon çdo dyshim për rezultatin e ndeshjes, më pas penalltia e Lacazette në minutën e 84-të dhe goli i Smith-Rowe bën që skuadra londineze të marrë një fitore të pastër. Vendi i katër për Arsenal në kuotën e 35 pikëve, ndërsa për Norwich kjo ishte humbja e 10-të.
TOTTENHAM – CRYSTAL PALACE 3-0
Antonio Conte po e kthen në rrugën e duhur Tottenham. Në ndeshjen ndaj Crystal Palace, Spurs fitojnë me shifrat 3-0 dhe mbetet në ritëm të plotë për të arritur një vend në Champions League. Pas gjysmë ore lojë Harry Kane do të kalonte në avantazh skuadrën e tij, ndërsa dy minuta më vonë, Lucas Moura do të dyfishonte shifrat. Në minutën e 74′, Heung-Min Son do të shënonte të tretin. Aktualisht Tottenham renditet në vendin e pestë në kuotën e 29 pikëve.
WEST HAM – SAUTHAMPTON 2-3
Southampton rikthehet te fitorja dhe largon disi makthet e mbijetesës. Ndaj West Ham “shenjtorët” marrin një sukses të rëndësishëm me shifrat 3-2. Lojë emocionuese që në fillim. Miqtë u zhbllokuan në minutën e 8′ me të majtën e Elyounoussi nga hyrja e zonës, vendasit kërkuan golin e barazimit, por e gjetën vetëm me hyrjen në fushë të Michail Antonios, të cilit iu deshën vetëm 3′ pas rifillimit për të gjetur konfidencën me golin.
Në minutën e 60′ Ward-Proëse kaloi sërisht “shenjtorët” në avantazh me penalltinë e fituar nga Broja, ndërsa në të 66′ Benrahma u përgjigj sërish (pas një asisti të Bowen) për 2-2 që qendroi në forcë deri 20 minuta nga fundi. Southampton kishte nevojë të kthehej të fitonte dhe e arriti avantazhin e tretë e përfundimtar në minutën e 70, kur Bednarek goditi saktë me kokë në goditjen e lirë të Ward-Proëse për të realizuar golin e 3-2. Saints ngjiten në 20 pikë, ndësa West Ham mbetet në 28.