Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP për një surprizë që do t’i bëhet.
Ajo do të përjetojë një nga surprizat që i është bërë ndonjëherë një banori në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Beatrix do të shkojë në Pallatin e Kongreseve ku sonte do të performojë vëllai i saj Alban Ramosaj.
Beatrix do të udhëtojë me një makinë tepër luksoze për të shijuar performancën e gjysmës së saj, ndërsa nuk kanë munguar as komentet e xhelozisë nga ana e Donaldit!
Pjesë nga biseda:
Monika: Mos shkon të takojë mamanë tënde!
Donald: Më lër të flas, mendoj se do ketë lidhje me të ëmën e vet, se Albanian e ka takuar!
Donald: A mund ta shikojmë? Kush është shoferi. Ta shikoj një herë
Arbana: Je xheloz Donald!
Donald: Po jo more!