Skandali i pagave, në Janar vijnë ekspertë kibernetik në Shqipëri

0

TIRANË- Ekspertë të huaj pritet të vijnë gjatë muajit janar në vendin tonë për të nisur hetimet mbi skandalin e rrjedhjes së pagave. Balkanweb shkruan se ekspertët do të jenë të fushës së sigurisë kibernetike dhe do përfshihen në hetimet për rrjedhjen e pagave.

Prej një jave janë bërë publike të dhënat e pagave, të cilat përkonin ato të muajit janar 2021 dhe të muajit prill. Po ashtu, në rrjetin ‘WhatsApp’ qarkullon dhe lista me numrat e telefonave dhe ajo e targave. Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se të dhënat kanë rrjedhur nga individë të brendshëm dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu