A do e zgjidhni presidentin në bashkëpunim me PD? Si përgjigjet Rama

0

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot nga gazetarët në lidhje me zgjedhjes së presidentit të ri, pas largimit të Ilir Metës, nëse do të bashkëpunonte apo jo me opozitën për një kandidaturë tjetër.

Ai tha se në këto momente PD nuk ka kryetar dhe se nuk di se me kë të flasë.

“Këtë e kam deklaruar kur opozita kishte kryetar. Sot në parim po, por duhet të shohim se me kë mund të flasim. për momentin nuk kemi se me kë mund të flasim.”, tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu