Kapet një makinë plot me drogë, vinte nga Shqipëria, shoferi arratiset

0

Një makinë me targa greke është kapur dje nga policia e Janinës në aksin Kakavi – Janinë.

36 kg kanabis janë bllokuar ndërsa shoferi shqiptar është larguar pa u kapur.

Droga ka kaluar nga kufiri i gjelbër në afërsi të Kakavijës dhe më pas është ngarkuar në makinën që u kap. Shoferi shqiptar është larguar në drejtim të paditur dhe është identifikuar si një 40 vjeçar nga fieri.

Ngarkesa është kapur dje rreth orës 20:00.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu