Klubi shqiptar synon goditjen e madhe, kontakton kushëririn e David Alabës

0

Skuadra e Shëkndijës së Tetovës po përgatitet për merkaton e janarit. Klubi kuqezi ndodhet në vendin e tretë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, 8 pikë larg nga vendi i parë FC Shkupi.

Ndërkohë sa u përket përforcimeve, klubi i Shkëndijës ka piketuar një emër dhe ai është Ronald Sobowale, ndryshe kushëriri i David Alabës, futbollistit që luan me Real Madrid. Sulmuesi aktualisht është pjesë e Malishevës në Kosovë me 8 ndeshje të zhvilluara dhe 2 realizime.

Drejtuesit e klubit të Shkëndijës janë në kontakte me menaxherin e lojtarit për ta bindur të transferohet në Tetovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu