‘Kaos dhe tension në Tiranë’/ Media serbe për protestën e thirrur nga Berisha: Luftë e brendshme për udhëheqjen e partisë

0

Protesta e zhvilluar këtë të shtunë në selinë e PD, ka marrë vëmendjen e mediave serbe.

b92.net shkruan se Tirana është gjendur sot në trazira pasi simpatizantë të opozitës janë përplasur me njëri-tjetrin.

“Simpatizantë të Partisë Demokratike në Shqipëri janë përplasur me njëri-tjetrin sot në Tiranë”, shkruan b92.net.

‘Konflikti ndodhi pas një grup protestuesish të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha u bënë bashkë në godinën e PD duke akuzuar kreun e PD Lulzim Basha si pengu i Edi Ramës. Gjatë kësaj protestë ata tentuan të hapin derën kryesore duke përdorur hekura si edhe duke thyer xhamat’, shkruhet më tej në artikull.

 

 

Ndërsa është bërë një pasqyrim i kaosit dhe trazirave të ndodhura ditën e sotme në selinë e PD, gjithashtu media serbe shkruan edhe për plagosjen e një protestuesi gjatë trazirave.

Serbi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu