“Na bënë gazi botës”, Rama-demokratëve: Miqtë e mi, duhet të jesh qorr mos ta shohësh se ata mbrojnë interesat personale

0

Rama: Qetë barbare ishte, dhe nuk e kam fjalën për njerëzit e thjeshtë por për grupet e tyre. Unë nuk kam pikë mëshire për ta. Në emër të ndarjes nga Amerika po ndajnë shqiptarët.

-Pse humb kohë me ta më pyesin. Edhe në parlament e kam thënë se nuk ka legjitimitet asnjëri që të meritojë replikën time, me përjashtim të ndonjë rasti ekstrem por merrem sepse për shkak të tyre po shkatërrohet një asset kaq I rëndësishem dhe Shqipëria u bë gaz I botës.

Këta nuk fitojnë dot zgjedhjet, jo për shkak të bandave apo regjimit por se këta janë pakicë. Dëmi që bëjnë shkon përtej tyre, duhet të jesh qorr që të mos shohësh se kanë interesa krejt personale, harrojeni se po mbrojnë PD nga agresioni anti-amerikan dhe tjetrin po mbron dinjitetin njerëzor përballë mafies.

Pas moshës 18 vjec si mund ta hani dollmën e tyre?

Ky është një çamet i madh, një fund tragjik I një politike që është katandisur kështu.
Është koha miqtë e mi demokratë për tu ndarë nga këta, dhe nuk është cështje votash.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu