Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se pamjet në protestën para selisë së Partisë Demokratike nuk dihet t’i shohë asnjë shqiptar.
Në një intervistë për Tv 21 në Maqedonine e Veriut, Meta tha se për shkak të udhëheqjes opozitare, në vend krijohet një tension i till.
Ilri Meta: Për fat të keq aktualisht është një situatë që nuk e meriton asnjë qytetar në Shqipëri për të parë ato pamje. Asnjë anëtar i Partisë Demokratike, një parti e cila është shumë e rëndësishme për vendin tonë pasi është partia e parë produkt i demokracisë dhe i pluralizmit, por njëkohësisht është forca kryesore lëvizëse për të ndryshuar regjimin komunist, me merita të jashtëzakonshme në proceset demokratizuese, euro-atlantike të Shqipërisë. 25 prillit të kaluar. Për shkak të kësaj udhëheqjeje opozitare, nuk po themi opozita, se opozita meriton respekt në tërësinë e saj, që nuk jep një zgjidhje qytetare, demokratike, sipas statutit të tij, por provokon një tension të tillë dhe që pretendon në forma policore të imponojë një autoritet që nuk e ka. Sepse në demokraci autoriteti fitohet me votë. Konfirmohet me votë. Nuk fitohet me polici. Fitohet me procedura. Cdo krizë politike ka vetëm zgjidhje politike. Zgjidhja është vota.