Fotografi Feliks Bilani ka folur për protestën e 8 janarit pasi në këtë protestë u dhunua. Në një intervistë për emisionin “Çim Peka Live’, Bilani theksoi se do e hapë arkivin e tij me fotografitë që nuk i ka botuar në shumë vite, duke shtuar se do çudisë publikun me publikimin e këtyre fotove.
“Kam rëndesë gjoksi aktualisht. Unë jam profesionist në profesionin tim si fotograf, i besoj vetëm fotografisë. Unë kam vendosur të hap arkivin. Në ditët në vazhdim do çuditeni nga fotot që do shihni. Do ta hap arkivin 30-vjeçar e do nxjerr ato foto që nuk janë botuar në atë kohë. Ty fotot do t’i çoj me qejf. Leonardo Da Vinçi thotë se e vërteta çliron çdo njeri nga gjithçka. Fotografia është e vërteta ime”, tha Bilani.