Braçe del me thirrjen për qeverinë: Keni për detyrë të ndalni grabitjet e padrejta, çmimet e ushqimeve janë rritur

0

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar në lidhje me rritjen e madhe që kanë pësuar çmimet në vendin tonë, përfshirë dhe ato të fruta perimeve. Braçe shkruan se nga rritja e çmimeve nuk përfitojnë bujqit dhe fshatarët që e shesin, por tregtarët.

Ish-zv kryeministri i kërkon qeverisë që të reagojë, pasi kjo që bëhet me shqiptarët është një grabitje, nga e cila e pësojnë vetë prodhuesit.

Postimi i Braçes:

Rritja ESHTE FAKT; CMIMET E USHQIMEVE JANE RRITUR! Por nje gje; KUSH MENDON SE TE ARDHURAT NGA CMIMET E RRITURA PO I MERR BUJKU, FSHATARI, GABON!

Po i merr tregtari! Bujku po merr aq sa ka marre gjithe jeten, ne mos me pak! Kush ble DOMATE sot me cmim 150 leke, duhet te dije se DOMATJA ME E MIRE sot, tani, ne LUSHNJE e DIVJAKE, kushton 50 leke per kilograme, kaq!

Kete merr bujku dhe po i fitoi 5-7 leke per kilograme eshte i lumtur! 100 LEKE NGA LUSHNJE/DIVJAKA ne TIRANE eshte grabitje; Per tregtaret; TATIMI NUK KA NDRYSHUAR, CMIMI I ENERGJISE NUK KA NDRYSHUAR, CMIMI I UJIT NUK KA NDRYSHUAR, RROGA MINIMALE PER PUNETORET E NGARKIM SHKARKIMIT NUK KA NDRYSHUAR (per ata qe kane nje magazine a dyqan);

Ka ndryshuar vetem cmimi i KARBURANTIT NGA 168-183 leke/liter; Pra, nga Lushnje/Divjaka ne Tirane u eshte shtuar 700-1000 leke shpenzim per rruge!

A JUSTIFIKON KY SHPENZIM SHTESE 100 LEKE PER KILOGRAM DOMATE?! Kurre! Thene kete, dua te jem i qarte; QEVERIA NUK CAKTON CMIME (ENTET RREGULLATORE PO); POR QEVERIA KA DETYRE TE NDALE GRABITJET ME CMIME TE PADREJTA! CMIMET E DREJTA NUK JANE KOMUNIZEM, sic mendon dikush!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu