Policia ka arrestuar një 30-vjeçar, të cilit gjatë kontrollit të kryer në automjetin e tij, i është gjetur një sasi kokaine, dy thika dhe mjete të tjera që i përdorte.
Ndërkohë, kanë nisur procedimet dhe janë arrestuar disa persona të tjerë, të cilët akuzohet se kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Njoftimi i policisë së Tiranës:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin në kërkim Xh. Ç., 20 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit F. M., 29 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– E. U., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij, nga punonjësit e Policisë të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shigjeta”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit krak, dy thika dhe mjete të tjera që dyshohet se përdoren për konsumimin e lëndës narkotike;
– L. E., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga punonjësit e Policisë të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shigjeta”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– P. S., 52 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin e tij në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër;
– E. M., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasin K. B., 17 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke luajtur lojëra fati në mënyrë të paligjshme, me anë të aparatit të tij celular.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin I. H., 32 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin B. L., 32 vjeç.