Politika nuk njeh karrige të përjetshme”/ Basha me të rinjtë: Koncepti i politikës është ndryshimi

0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të shtunë në një takim me disa të rinj deklaroi se vendi ka nevojë për të ndryshuar elitat e tij drejtuese, pasi koncepti i vetë politikës është ndryshimi.

Janë kohë të vështira që po kalojmë, janë bërë edhe më të vështira, pikërisht sepse një grusht njerëzish nuk duan t’i japin fund tranzicionit. Çfarë do të thotë tranzicion? Tranzicion do të thotë të kalosh nga një e kaluar diktatoriale drejt demokracisë, drejt lirisë, drejt hapjes, drejt dinjitetit të çdo njeriu ashtu siç e ka bërë Zoti. Drejt lirisë që me të vërtetë e garanton ligji siç tha Rei, por në fakt është një e drejtë natyrore me të cilën lindim, është e drejta jonë, na e ka dhënë zoti s’na e merr dot askush. E garanton ligji në mënyrë që liria ime mos të dëmtojë lirinë tënde. Këto janë përgjegjësisë e politikës, e cila përmes institucioneve të cilat ka përgjegjësinë t’i administrojë përmes votës së qytetarëve, duke përfaqësuar qytetarët, i bën këto ligje të funksionojnë, ose ndal funksionimin e ligjeve dhe e kthen vendin në xhungël. Dhe kështu kemi përfunduar në 30 vite, në një xhungël me disa kafshë më të barabarta se disa kafshë të tjera, për të përdorur Orëellin, meq jeni dhe studentë të gazetarisë. Xhorxh Orëell, në “Fermën e Kafshëve”, një libër i famshëm tashmë për rininë shqiptare, përshkruan se si kishte një hierarki dhe megjithëse thuhej se gjithë kafshët ishin të barabarta, dukej derrat ishin më të barabartë se kafshë e tjera, i kishte zgjedhur derrat si simbol të le të themi të babëzisë. Pse bëhet e gjithë kjo betejë? Pse bëhet gjithë kjo luftë? Në mënyrë që të qarkullohen elitat, që karriget mos të jenë të përjetshme. Politika nuk njeh karrige të përjetshme, nuk njeh dinasti.

Për kreun e demokratëve, politikani i madh Wiston Churchill ka thënë se vet koncepti i politikës është ndryshimi. Sipas tij, të ndryshosh, do të thotë të përmirësosh. Të ndryshosh shpesh, do të thotë ta bësh perfekt ndryshimin.

Dhe kjo është e vërteta, vendet të cilat i hapën ndryshimin si përmes zgjedhjeve, ecin përpara. Vendet që e ndalojnë ndryshimin me lloj lloj trukesh, qarkullojnë të njëjtit njerëz, që nuk i lëshojnë kurrë karriget e tyre, që bëjnë sikur ikin dhe vijnë prapë, apo ndryshojnë Kushtetutën për të qëndruar në pushtet. Një herë kryeministër, pastaj President, pastaj prapë kryeministër, janë vendet ku qytetarët nuk i gëzojnë këto liri. Aty jo vetëm që nuk ka një dritë në fund të tunelit për tranzicionin, por nuk ka kthim prapa për të përdorur një këngë të famshme të një grupi të famshëm, po shumë të vjetër për moshën tuaj, të Beatlesave, “Back in the U.S.S.R”. Pra kthehemi në kohën, siç e tha Rei, të Bashkimit Sovjektik. Në fakt ne duhet të lëvizim përpara dhe ne i kemi të gjitha shanset të lëvizim përpara. Se ne jemi në një kontrast shumë të madh. Kemi qenë vendi më i izoluar nga vendet e komunizmit, më i izoluari nga të gjithë, me diktaturën më të egër, që u fut brenda shtëpisë së njerëzve, që u fut brenda dhomave të gjumit, brenda shpirtrave të njerëzve. Kishin frikë nga vetja e tyre, le më pastaj, le më pastaj nga policia, nga sigurimi i shtetit e nga i gjithë aparati tjetër i diktaturës. Dhe ndërkohë, jemi ndër vendet më të hapura fal 30 viteve, jo fal politikës, fal shqiptarëve që kanë ditur ta përqafojnë lirinë. Rinia ka ditur ta përqafojë lirinë. Sa të rinj kemi sot anembanë Shqipërisë, të cilët me gjithë këto kushte të vështira, prapë se prapë nuk e kanë humbur shpresën tek vendi i tyre. Sa të tjerë kemi jashtë Shqipërisë, që nuk dallojnë fare as në aftësi, as në talent as në produktivitet nga bashkëmoshatarët e tyre të lindur dhe të rritur, siç i thonë me lugë floriri, apo në kushte shumë të mira në Angli, në Itali, në Gjermani, në Itali, në Greqi, në Francë, në Shtetet e Bashkuara. Pra, kjo do të thotë që në thelb nuk ka asgjë gabim me rininë shqiptare, përkundrazi, kur ia del në kushte kaq të vështira, imagjinoni po t’u jepen mundësitë. Çfarë mundësie mund t’i ofrojë politika rinisë? Në radhë të parë, mos të saldohet në karrige. Të lejojë qarkullimin e elitave, të lejojë që gjërat të ecin përpara. Pse saldohen pas karrigeve? Sepse lidhin interesat aty, interesat politike lidhen me interesat ekonomike, me interesat financiare. Mund ta ndajmë shoqërinë në dy lloje të ndryshme sipas mënyrës që vendosim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu