U procedua për ‘shtëpinë e barit’ në Shkodër, koordinatori i OSHEE: Absurde

0

Koordinatori i OSHEE Ramir Haderi e konsideroi absurde procedimin e tij për shpërdorim detyre dhe arrestimin e pesë punonjësve të tjerë të OSHEE në lidhje me zbulimin e laboratorit të drogës në Bërdicë.

Përpara mediave, ai shtoi se pas hekurave duhej të ishin punonjës të policisë dhe jo ata të OSHEE për rastin e fundit në Shkodër. Haderi shtoi se e gjithë kupola e policisë duhet të shkojë në burg.

“Nga portalet marr vesh që jam në ndjekje penale për shpërdorim detyre. Nuk e kuptoj pse policia urdhëron arrestimin e punonjësve të OSHEE dhe nuk ka asnjë polic të ndaluar që lejoi ndërtimin e shtëpive të barit. Të më tregojnë një indicie që kanë për mua që vendosin të më ndjekin penalisht dhe do hyj në burg, vetëm një indicie dua. Arrestimet janë të paligjshme. Në burg duhet të shkojë e gjithë kupola e policisë jo unë”, tha para mediave Ramir Haderi. 

Në operacionin e sotëm u gjet 930 rrenjë kanabisi, nga të cilat 1200 mijë ishin gati për treg, ndërsa 730 rrenjë të tjera ishin të sapo mbjella të vendosura në një “shtëpi bari”. Policia e Shkodrës vuri në pranga 8 persona, mes të cilëve 5 ishin punonës të energjisë elektrike. 5 punonjësit e OSHEE të arrestuar në Shkodër janë Bledar Ahmeti, Indrit Taraboshi, Paulin Carri, Agron Hoxha dhe Hektor Lami Dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu