Vuçiç shpall fitoren e referendumit në Serbi

0

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç shpalli fitoren e referendumit për ndryshimet kushtetuese lidhur me sistemin e drejtësisë në Serbi, edhe pse numërimi i votave nuk ka përfunduar. Në një dalje për mediat, kreu i shtetit dha rezultatin paraprak 60.48% pro dhe 39.52% kundër. Ai tha Serbia i tregoi botës imazhin e saj pozitiv. Vuçiç tha se politika serbe bëri diçka të mirë për vendin.

“Serbia i dërgoi botës një imazh pozitiv dhe besoj se do të kemi sukses në realizimin e më shumë gjërave për vendin tonë në lidhje me demokratizimin, pavarësinë e drejtësisë dhe prokurorëve. Mendoj se kemi bërë diçka të mirë për vendin tonë”, deklaroi para mediave presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Sipas Vuçiçit, janë 1.892.252 vota, ndërsa ka shtuar se numërimi ka mbetur në Novi Pazar dhe Vozhdovac.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu