Arrestohen dy drejtues automjetesh në Elbasan. Njëri u përplas me pemën dhe iku

0

Dy drejtues mjetesh u vunë në pranga sot nga shërbimet e policisë Elbasan.
S. B., 33 vjeç akuzohet veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” në gjendje të dehur.

Sh. H., 33 vjeç për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Ky shtetas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë në anë të rrugës.

Komunikata e Policisë:

Vihen në pranga 2 drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– S. B., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar mjetin, ; në gjendje të dehur

– Sh. H., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Ky shtetas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë në anë të rrugës.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet, shtetasi A. P., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas aksidentit, 33-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu