Ministrja viziton parkun kombëtar Shebenik Jabllanica / Vë theksin tek investimet në turizëm dhe sfidat që do vijnë

0

Sot ne parkun kombëtar Shebenik ishte Zv.ministri dhe ministria e turizmit dhe mjedisit znj. Almira Zebi.

Dita filloi me një takim në zyrë me specialistët e AdM Elbasan dhe një analizë të punëve, sfidat dhe problematikat që hasen gjatë zbatimit të detyrave. Vizita në këtë park pasoi me mbjelljen e 350 rrënjë pishë.

E gjitha kjo kishte si qëllim mbushjen e sipërfaqeve të gjelbëra. Ministrja u shpreh se shtigjet dhe destinacionet turistike të parkut kombëtar Shebenik janë prioriteti ynë për ti përmirësuar sa më shumë me sinjalistikën e tyre.

Në mënyrë kjo që vizitorët dhe turistët vendas apo të huaj të kenë sa më shumë lehtësi në orjentim. Gjithashtu një prioritet tjetër është mbrojtja e mjedisit dhe promovimi i turizmit dhe gjithashtu edhe heqja e mbetjeve nga këto vënde natyrore.

Zonat e Mbrojtura janë mushkëria e vendit dhe i vetmi aset që duhet me shumë investime u shpreh ministrja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu