Stacionet meteorologjike: Në Qarrishtë të Librazhdit temperatura do arrijë deri në -23 gradë Celsius

0

Është paralajmëruar se një i ftohet polar do përfshijë Shqipërinë nga dita e nesërme.

Kulmi do arrijë të martën ku temperatura do shkojë deri në -23 gradë Celsius. Të paktën kështu e parashikojnë stacionet e huaja meteorologjike.

Stacionet meteorologjike ndërkombëtare raportojnë se zona më e ftohtë gjatë këtyre ditëve do të jetë ajo mes Librazhdit dhe Bulqizës, ku në fshatrat Klenjë, Qarrishtë dhe Okshin pritet që termometri të zbresë deri në -23 gradë Celsius.

Në Librazhd të hënën parashikohet -16 gradë Celsius.

Në Vlorë për shembull, termometri pritet të zbresë nën zero, kurse në Durrës do të jetë vetëm 1 gradë Celsius.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu