Merret peng shqiptari në Francë! Autorët dyshohen bashkatdhetarët, PISTAT e hetimit

0

Një 22-vjeçar shqiptar është rrëmbyer nga disa persona në Francë. Ngjarja ka ndodhur më 11 janar, në Riom (Puy-de-Dome).

Të dyshuar janë katër bashkatdhetarët e tij, shqiptarë që kishin hyrë ilegalisht në Francë të cilët thuhet se kanë qënë në dy makina që janë përplasur me njëra-tjetrën. Njëri nga drejtuesit e automjeteve është futur në makinën tjetër dhe ka rrëmbyer të riun shqiptar. Makina e të riut është përplasur qëllimisht për ta tërhequr më pas në automjetin e tyre.

Një nga pistat që po hetohet është ajo e trafikut të drogës, ndërkohë që ende nuk dihet asgjë në lidhje me fatin e të riut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu