Me automatik e fishekë në shtëpi, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

0

Policia e kryeqytetit njofton se ka vëënë në pranga një 36-vjeçar, të cilit gjatë një kontrolli në banesë i janë gjetur një armë zjarri automatik dhe disa fishekë luftarakë. Sipas policisë, operacioni u krye nga Komisariati nr.4, ndërsa shton se kishin marrë informacion se i riu posedonte në banesën e tij sasi municionesh dhe armësh.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2. Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe fishekë luftarakë. Vihet në pranga poseduesi. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinimi”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi: A. M., 36 vjeç, banues në Tiranë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ambienteve në pronësi të tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe fishekë luftarakë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu