Qarku i Korçës përfshihet nga reshje dëbore dhe erë e fortë, policia apel drejtuesve për kujdes

0

Qarku i Korçës përfshihet nga reshje dëbore. Gazetari Ersid Karaj raporton se reshjet janë të shoqëruara edhe me erë të fortë.

Reshje të shumta janë regjistruar në Qafë Thanë e Pogradec e gjithashtu në zona të larta malore dhe në fshatin turistik të Dardhës.

Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë. Mjetet borëpastruese ndodhen në terren.