Kriza në Ukrainë/ Ushtria e SHBA zbarkon në zonë, përpjekje për zgjidhje diplomatike

0

Tensionohet ndjeshëm situatë në kufirin Rusi – Ukrainë. Kjo është bërë e ditur nga vetë Ambasada Amerikane në Kiev, e cila me anë të një deklarate për mediat, njoftoi se po koordinonte furnizimin me armë dhe municione për ata që konsiderohen si mbrojtësit e vijës së parë të Ukrainës.

Ndërkohë, në media janë publikuar disa video të ushtarëve amerikanë, të cilët shihen duke inspektuar fushat e betejës së homologëve të tyre ukrainas. Në krah të këtyre të fundit janë reshtuar edhe Estonia, Letonia dhe Lituania, të cilat thanë se do të përforconin Ukrainën duke dërguar raketa amerikane me bekimin e vetë Shteteve të Bashkuara.

Në një kohë kur frika për një pushtim rus në Ukrainën lindore po rritet pasi të paktën 100,000 trupa ruse kanë rrethuar Ukrainën, Moska i ka mohuar akuzat. Madje bën thirrje për garanci ligjërisht të detyrueshme sigurie nga SHBA dhe NATO.

(e.h/dosja.al)



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu