Presidenti i republikës së Armenisë, Armen Sarkisian ka dhënë sot dorëheqjen pas përplasjeve të shumta me kryeministrin e vendit Nikol Pashinian lidhur me kompetencat e secilit për emërimet në institucione të ndryshme. Në deklaratën e tij zyrtare, Sarkisian theksoi se motivi kryesor i dorërheqjes së tij është hapësira e pakët që i lejon Kushtetuta funksionit të Presidentit për të ndikuar në vendimarrje.
“Kam menduar për një kohë të gjatë, kam vendosur të largohem nga posti i presidentit të Republikës së Armenisë duke punuar në mënyrë aktive në 4 vitet e fundit. çështja që mund të ngrihet është se pse presidenti dështoi të ndikojë në ngjarjet politike që çuat në krizën kombëtare. Arsyeja është e qartë sërish, mungesa e mjeteve të përshtatshme të Kushtetutës. Rrënjët e këtij konflikti fshihen në Ligjin Themeltar aktual”, shkruhet në faqen zyrtare të Presidencës së Armenisë.
Përplasja me Sarkisian dhe kryeministrit Pashinian nisi me shkarkimin e kreut të forcave të armatosura të republikës transkaukaziane.
Në vitin 2015, Armenia votoi pro ndryshimit të sistemit të qeverisjes nga republikë parlamentare në republikë presidenciale.
Burimi: US News