
Hipoteza e një Botërori tjetër pa praninë e Italisë “tremb shumë” Giovanni Malago, i cili mendon dhe madje është i bindur, se “Katari 2022” pa “azzurrët” e Roberto Mancinit “do të ishte shumë i trishtuar”.
Këtë e pranoi vetë presidenti i CONI-t në një intervistë për “Il Messaggero”. Pas triumfit në Kampionatin Europian, kombëtarja italiane, kampione e Europës, do të duhet të kalojë në mars për shtojcën e pavolitshme dhe të komplikuar të “playoff”-it për të siguruar biletën për në finalet e Botërorit.
Por fillimisht duhet të kalojë sfidën në Palermo kundër Maqedonisë së Veriut, pastaj në rast fitoreje do të ketë edhe sprovën e dytë delikate jashtë fushe kundër Portugalisë apo Turqisë.
“Presidenti i FIGC-së Gabriele Gravina ka thënë, se një dështim për t’u kualifikuar nuk do të ndryshonte fatin e tij, as të Mancinit,- nënvizoi Malago, – legjitime, por kjo do të ishte një goditje për të gjithë sportin italian”.
Kreu i sportit italian foli gjithashtu për polemikën që ka të bëjë me stadiumin olimpik dhe propozimin për ta emëruar atë me emrin Paolo Rossit, heroit të kupës së botës spanjolle me 1982, i cili vdiq më 9 dhjetor 2020. “Paolo ishte një mik dhe unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Federicën, gruan e tij,- pranoi ai.
Për mendimin tim, emri i Pablitos nuk e meritonte të tërhiqej nga xhaketa. Pas kësaj, ne bëmë një kërkim: në botë nuk ka asnjë stadium olimpik me emrin e një personi. Kjo është një nxitje për Romën dhe Lazion për të krijuar stadiumin e tyre dhe FIGC për të transformuar “Olimpico” në një stadium për ekipin kombëtar”.