Prishjet te ‘5 Maji’/Përplasje te ‘Ligjet’, Bardhi-Bushkës: Duam seancë dëgjimore

0

Mbledhja e sotme te Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me debate të forta mes deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët akuzuan kryetaren Klotilda Bushka, e cila sipas tyre, nuk ka pranuar kërkesën për zhvillimin e një seance dëgjimore për sa i përket çështjes së shembjeve të banesave te zona e ‘5 Majit’ në kryeqytet.

Pjesë nga debati mes deputetëve demokratë dhe Klotilda Bushkës:

Gazment Bardhi: Na thatë atë pasdite që do merrnit informacion kemi të drejtën tonë për të kërkuar dhe realizuar një seancë dëgjimore. Na e njeh këtë të drejtë rregullorja e Kuvendit.

Klotilda Bushka: Do të futet në kalendarin e punimeve të komisionit. Unë do ta respektoj rregulloren. Për mua urgjenca e kësaj çështje është njësoj si ajo që kemi për të tjerat. Nuk ka diskriminim. Edhe informacionin që ju kam dhënë është i tillë nuk është në formën e kërkuar nga ligji për efekt të urgjencës. Do të bëheni me dije pas mbledhjes së kryesisë në vijim të kërkesës suaj. Të vijojmë me rendin e ditës.

Dashnor Sula: Kërkoj ta lini në datën 14 shkurt. Është për të ardhur keq që të recitojmë nenet e rregullores për një çështje që është aq sensitive. Më vjen keq që arrijmë në këto nivele. Do të thoja që të enjten që kemi bërë një propozim këtu për ngjarjen që po ndodhte në 5 Maj, s’ka asgjë të keqe që ne të marrin informacion nga bashkia. Ka problematikë, ka pretendime, por në fund të fundit ne si komision, jemi edhe komision i të drejtave të njeriut që në çastin më të parë ne të mblidheshim. Ju e keni thënë që për nevoja emergjente qeveria ka nxjerrë 36 akte qeveria. Atje po shembet po bëhet nami, po na akuzoni se kemi interesa atje, ti dëgjojmë kush janë këto firma. Po hyjmë në këtë lloj debati është e turpshme.

Klotilda Bushka: Nuk ngeli urgjenca sot pas 6 muaj. Për mua kanë të njëjtën rëndësi të gjitha çëshjtet që ka komisioni. Këtë debat do ta trajtojmë në mbledhjen e kryesisë së Komisionit menjëherë pas kësaj mbledhje.

Dhurata Çupi: Të jeni seriozë me këtë kërkesë sepse nuk e kemi për shoë, por është një hall i madh. unë besoj që sot të vendosim sa më shpejt, të thirrurit në dëgjesë publike janë në Tiranë. Mund t’i thërrasim që sot pasdite. Axhendat e tjera shtyhen.

Në rend dite sot në mbledhje është çështja e noterisë, ndërsa nuk është parashikuar dëgjesa e kërkuar nga demokratët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu