I ftohti polar në Shqipëri, aksi Librazhd-Peshkopi me zinxhirë

0

I ftohti polar ka shkaktuar probleme në lidhje me furnizimin me energji elektrike në Librazhd. Ditën e sotme janë riparuar linjat e furnizimit me energji elektrike për këto zona. Megjithatë, rënia e ndjeshme e temperaturave nuk garanton furnizimin e pandërprerë me energji elektrike për këto fshatra për shkak edhe të trashësisë së madhe të borës.

Në lidhje me qarkullimin e automjeteve në akset rrugore të qarkut të Elbasanit, shoferët duhet të përdorin zinxhirë në rrugën kombëtare Librazhd-Peshkopi.

Moti i ftohtë pritet të arrijë nesër temperaturën -18 gradë celcius.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu