Operacion antidrogë në Mat, 14 të shoqëruar
Policia e Matit nën drejtimin e kryeprokurorit të rrethit Abaz Muça ka zhvilluar një operacion antidrogë.
Deri tani mësohet se të paktën janë 14 persona të ndaluar dhe një i shpallur në kërkim. Nuk ka detaje të tjera të operacionit i cili është në zhvillim e sipër. Mësohet se këta persona kanë qenë në monitorim dhe përgjim prej 2 vitesh.