“Mosha ime kanë nipër”/55 vjeçari tenton të vrasë veten: Djali im nuk po martohet, turp!

0

Një burrë në Kinë, i cili duket se i mbijetoi një tentative vetëvrasjeje, thuhet se e vinte turp që djali i tij 29-vjeçar nuk ishte martuar ende.

Sipas medieve të huaja, 55-vjeçari i paidentifikuar iu dha një shënim rojeve në stacionin hekurudhor të Shangait më 22 janar dhe iu tha se sapo kishte marrë mbidozë të ilaçeve. Më pas i ra të fikët në vend.

Në shënimin, drejtuar djalit të tij, burria shkroi se “kishte jetuar një jetë me turp”, sepse djali i tij nuk kishte krijuar ende familje.

“Njerëzit në moshë me mua në fshat tashmë kanë fëmijë dhe nipër”, thuhet të ketë shkruar ai, duke shtuar: “Por ti je 29 vjeç dhe nuk ke arritur asgjë”.

Derisa burri i ka mbijetuar incidentit the thuhet se po merr trajtim spitalor, rasti ka ndezur një bisedë në mediet sociale rreth presioneve për të rinjtë kinezë që të martohen herët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu