6 të vdekur nga Covid në Kosovë, rritje e madhe e rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit

0

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 6 viktima nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 3 mijë e 917 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ministria e Shëndetësisë shkruan se 617 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 162.950.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
27 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.623 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.764.421 doza të vaksinës.
Deri më sot 803.638 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 68.526 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 15.268 testime, 3.917 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk janë shënuar 6 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 617 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.950.
Në total numri i rasteve aktive është 28.751.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu