Kledian Llaho do të drejtojë Prokurorinë e Sarandës. Ai zëvëndëson Alfred Shehun, i cili iu bashkua Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit (SPAK).
Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi para disa ditësh transferimin e Llahos nga Vlora në Sarandë. KLP miratoi unanimisht lëvizjen e ish-kryeprokurorit të Vlorës drejt organit të akuzës së Sarandës.
Llaho ka disa vite që shërben në detyrën e prokurorit, ku pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka pasur në prokurorinë e Vlorës.
Pjesë më të madhe të karrierës prokurori Kledian Llaho e ka kaluar në Prokurorinë e Vlorës. Fillimisht ai nisi si oficer në Durrës dhe më pas u kalua te Prokuroria e Krimeve të Rënda. Me vendim të ish-presidentit Bamir Topi, Llaho u vendos në prokurorinë e Vlorës. Ai ka menaxhuar dhumë dosje penale lidhur me vrasjet dhe abuzimet me pronat në Karaburin dhe Zvërnec.