Media prestigjoze amerikane reportazh për Nexhmedinin, shqiptarin ‘hero’ që prej 44 vitesh grumbullon mbeturina me kalë

0

Mediumi i madh amerikan Sky News ka publikuar sot një reportazh për Prizrenin ku flet kryesisht për 66-vjeçarin Nexhmedin Berisha. Ky i fundit është cilësuar nga media në fjalë si “heroi” i qytetarëve të Prizrenit. Nexhmedin Berisha punon si grumbullues i mbeturinave në qytetin antik të Kosovës prej 44 vitesh.

Pesë ditë në javë, Berisha ngjitet e zbret rrugëve të kalldrëmuara të lagjes “Nënkala” me kalin e tij. Kjo për shkak se rrugëve të pjerrëta me kalldrëm, asnjë automjet nuk mund të ngjitet. Sky News thotë se autoritet në Kosovë thonë se puna e Berishës ndihmon në ruajtën e pjesës antike të qytetit.

“Për 44 vite, 66-vjeçari Nexhmedin Berisha është grumbullues i mbeturinave në qytetin antik të Prizrenit të Kosovës. Pesë ditë në javë, ai ngjitet e zbret rrugëve të kalldrëmuara të lagjes Nenkala me kalin e tij, duke u bërë heronj vendas,”- thuhet në postimin e Sky News.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu