Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Drobonik të Beratit.
Fuoristrada tip ‘Mitsubishi’ ka rënë nga një lartësi, duke lënë të plagosur tre persona.
Renato Kola dhe prindërit e tij kanë mbetur të plagosur.
Të lënduarit janë nisur drejt spitalit.
Në vendin e ngjarjes policia.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave.