Reshjet e dendura të dëborës kanë bërë që diten e sotme të zbardhen zonat malore të qytetit të Elbasanit.
Në Labinot Mal trashësia e dëborës arriti mbi 15 cm e për pasojë ka pasur vështirësi në qarkullimin e automjeteve duke sjelle edhe mbylljen e 2 shkollave të kësaj njësie.
Sipas burimeve mësuesit e 2 shkollave janë kthyer sërish në shtëpi. Shkollat që janë të mbyllura janë ato të Gurit të Zi dhe shkolla 9-Vjecare Labinot Mal pasi arsimtarët e kanë patur tepër të vështirë për të hyrë në fshat dhe autobusi për mësuesit është kthyer për në Elbasan.