Kërkoi ti vinte në ndihmë ‘Vinz-it’/ Kush është anëtari tjetër i grupit “Hellbanianz” i shpallur në kërkim

0

Ervin Selita është reperi 30-vjeçar, i njohur me emrin e artit Vinz që ka rënë mbrëmjen e djeshme në prangat e policisë.

Teksa 30-vjeçari tentoi të vriste me armë zjarri pronarin e një hoteli, në ndihmë i ka ardhur dhe shokët e tij të identifikuar si Xhuliano Selita dhe Erjon Mici.

Mësohet se Xhuliano Selita është gjithashtu pjesë e grupit “Hellbanianz” në Londër.

Kujtojmë se konfliki ka nisur pasi shtetasi Ervin Selita fillimisht u konfliktua me recepsionistin e hotelit se nuk e la te hynte ne hotel me kete vajzen pa i dhene karten e identitetit dhe konflikti vijoi me pas me një nga pronaret e hotelit, të identifikuar si Zeni Xhindi.

Vetë i arrestuari Selita është shprehur se ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka ndodhur konflikti me armë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu