Kishin shkuar të punonin në Sarandë, plagosen dy punëtorë nga Durrësi pranë Syrit të Kaltër, i ranë sipër panelet

0

Dy punëtorë janë plagosur mëngjesin e sotëm teksa punonin në një godinë në rrugën e Syrit të Kaltër.

Mësohet se si pasojë e erës së fortë, kanë lëvizur disa panele në godinën ku punon dhe kanë rënë mbi punëtorët.

Ata janë transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se punonjësit janë të moshave 32 dhe 53-vjeçare me origjinë nga Durrësi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu