Shpallet në kërkim një shqiptar me rrezikshmëri të lartë (EMRI+FOTO)

0

Policia e Kosovës së bashku me Drejtorinë Rajonale të Policisë së Pejës ka kërkuar bashkëpunimin me qytetarët për të lokalizuar një person të shpallur në kërkim me rrezikshmëri të lartë.

Njoftohet nga autoritetet se personi i dyshuar është ELTON (Arif ) ARIFAJ i lindur me 13.09.1985 në Pejë.

Ndër të tjera njoftohet se i denuari është i kërkuar për veprën penale:

1- (një) rast për veprën penale “Blerje, Posedim, Shpërndarje, apo shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm apo substancave psikotrope dhe analoge”.

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Prishtinë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected].

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu